Kerkim Motorrash
Fuqia (KW/HP):
Polet/Shpejtesia (Xhirot):
Montimi:
Familja:
  » Riparimet
Riparimet
Shqip

 

 

Mirëmbajtje / riparim

i motorëve me tension të lartë

dhe të ulët e me rrymë të drejtpërdrejtë

 

 

 

 

 

 

Kompania jonë ka një njësi riparimi të organizuar, të vetmen në Greqi e të certifikuar sipas ISO 9001. Riparojmë të gjitha llojet e motorëve (me rrymë alternative e me rrymë të drejtpërdrejtë). Kemi zhvilluar po ashtu dhe një njësi riparimi të specializuar në fushën e motorëve të tensionit të lartë. Në lidhje me këtë inxhinierët e kompanisë sonë me përvojë kanë vizituar seminaret përkatëse jashtë vendit. Motorët elektrikë të tensionit të lartë, të riparuar në fabrikën tonë janë duke funksionuar prej shumë vitesh me rezultate të shkëlqyera.

 

 

 

  • testime dhe matje diagnostikuese
  • mirëmbajtje teknike parandaluese
  • riparim
  • riparim i thellë e i plotë
  • modifikime
  • rinovime

 

 

 

 

 

Veprimtari

 

Specialistë të kualifikuar, të certifikuar sipas ISO 9001:

  • pastrim me presion të lartë
  • testimi i komponentëve
  • kontrollimi i ftohësve dhe fllanxhave
  • rimbështjellja e statorit dhe rotorit
  • impregnimi me vakum (VPI)
  • testime dhe matje përfundimtare

 

 

Të gjithë statorët me rrymë alternative të tensionit të lartë, të riparuar nga kompania jonë kalojnë testimet e mëposhtme sipas specifikimeve VDE 0530 dhe IEC-34:

  • Matja e induksionit magnetik të bërthamës së hekurit të statorit për të zbuluar pikat e nxehta. Po të gjenden pika të nxehta, ne ndërmarrim heqjen e tyre të plotë
  • Testimet e rezistencës së izolimit nëpërmjet fazave dhe tokës
  • Testimet e rezistencës së izolimit nëpërmjet fazave
  • Testimet e forcës dielektrike duke aplikuar 2Un+1000 voltë për një minutë ndërmjet fazave dhe tokës
  • Testimet e indeksit të polarizimit dhe koeficientit të përthithjes
  • Matja e kapacitetit të çdo faze
  • Humbjet e koeficientit të shpërndarjes (delta tangjente)
  • Rezistenca omike e secilës fazë
  • Testimet rutine pas porosisë, me kusht dorëzimi të gjithë motorit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Certifikimi

 

 

 

 

 

 

Bota digjitale

 

 

 

 

 

 

 

 

  • Teknologjitë më të fundit digjitale për diagnostikimin e problemeve
  • Raporte të shpejta dëmtimi dhe zgjidhje të shpejta riparimi
  • Deri në 50% procedura më të shpejta shërbimi dhe deri në 70% procedura më të shpejta diagnostikuese
  • Regjistrim i detajuar i të gjitha proceseve, dështimeve, diagnozave, veprimtarive riparuese dhe matjeve pas riparimit
  • Menaxhimi i inventarit me kodin QR


 

 

 

Le ta bëjmë.

 

 

 

Athinë, Greqi, Rruga ”Gr. Lambraki” 141 23 Likovrisi. Tel: +302102817217. Faks: +302102814277.valiadis@valiadis.gr